• Wed. Oct 15th, 2025

Mitrovicë: Në QKN numërohen 47 kuti – Tahiri prin si për kryetar, ashtu edhe për asamble

Bykfvanews

Oct 15, 2025

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë po vazhdon procesi i numërimit të votave për kryetar komune dhe asamble komunale.

Sipas përditësimit të KQZ-së, për kryetar komune janë numëruar 47 nga 105 kuti votimi, apo 44,76%.

Atualisht po prin Arian Tahiri i PDK-së me 49.97% apo 7,343 vota, ndërsa i dyti është Faton Peci i VV-së me 45.60% me 6,701 vota.

Kurse, për asamble komunale janë numëruar 42 nga 105 kuti, apo 40,00%, ku Partia Demokratike e Kosovës po prin me 40.37% apo 4 mijë e 883 vota.

Në vendin e dytë në garën për asamble është Lëvizja Vetëvendosje me 22.41% apo 2,683vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *