Mendimi për motin
Më shumë intervale me diell parashihen për ditën e enjtë në vend. Herë herë kalojnë vransira të pakta, por pa mundësi për të reshura. Më vonë vransira nga pjesë jugore të rajonit fillojnë të shtrihen mbi vendin tonë. Krej pas mesnate, me kalimin në ditën e premtë, shfaqen kushte për të reshura të dobëta shiu. Mëngjesi i së enjtes do të jetë më i ftohtë, me minimale që zbresin në 2C e 5C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 15C e 18C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.
Dita e premtë karakterizoht nga mot i vranët, me të reshura shiu kohëpaskohe, të intenzitetit të lehtë dhe mesatarë. Temperaturat zbresin në 11C e 13C, maksimalet, ndërsa minimalet në 8C e 9C. Reshje të kohëpaskohshme shiu vazhdojnë lokalisht ditën e shtunë. Ditën e diel vransirat fillojnë të shpërndahen orëve të pasdites. Maksimalet luhaten prej 12C e 14C, e minimalet të dielën në mëngjes zbresin në 5C. Të hënën do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa në mëngjes do të jetë më ftohtë me minimale që zbresin deri në 0C e 1C. Maksimalet më pas rikthehen në 15C. Të premten frynë erëra mesatare juglinfotr 5-11m/s, e nga dita e shtunë kryesisht prej verlindjes të lehta dhe mesatare 4-10m/s.