• Wed. Oct 15th, 2025

Krasniqi: Humbja në Drenas na la shije të hidhur!

Bykfvanews

Oct 15, 2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në konferencë për media foli edhe për Komunën e Drenasit ku Ramiz Lladrovci arriti të fitonte, ku tha se i ka ardhur keq që qytetarët e kësaj komuna u vendosën në një pozitë të vështirë.

Ai tha se beson që në zgjedhjet nacionale mbështetja për PDK-në do të vazhdoj, por theksoi se humbja në Drenas u ka lënë një shije të hidhur.

“Natyrisht humbja në Drenas na la një shije të hidhur, ishte përsëritje e situatës para katër viteve ku elektorit ynë u nda në dy taborre, por këtë herë kundër kandidati i PDK-së e mori besimin e qytetarit, kryetarit të zgjedhur ia uroj fitoren dhe shpresoj se do të punojë për të mirën e qytetarëve të komunës. Më vjen keq që në këtë garë lokale qytetarët e Drenasit u vendosën në një pozitë të vështirë nga konfuzioni i kandidatëve por besoj shumë që mbështetja për PDK në zgjedhjet nacionale do të vazhdojë”, tha Kryetari i PDK-së.

Rreth asaj se nëse kanë gabuar që nuk e kanë kandidaur Ramiz Lladrovcin kryesia e PDK-së, Krasniqi tha se vendimet që i merr një parti politike bazohen në rregulla.

“Vendimet qe i merr një parti politike bazohen në statur ne rregulla dhe ne kemi marrë vendime të tilla për seclin kandidat, nuk kemi fitu gjithkun. Unë besoj qe i rëndësishem është rezultati final, dhe aty del qe PDK aktualisht prin. Vota për asamble ka përfundu dhe ne jemi të parët”, tha Krasniqi në konferencë për media.

Për paralajmërimin e Lladrovcit se do të kthehet te zyra ku ndodhet selia e PDK-së në Drenas, kryetari i PDK-së tha se e gjithë situata në Drenas do të trajtohet pasi të përfundojë i gjithë procesi, pasi rëndësi më shumë kanë qytetarët se sa individi.

“Me sa e kam kuptu z.Lladrovci do të kthehet aty ku ka qenë më heret, mirëpo zyret e PDK janë aty ku është kryesia legjitime e saj. Do ta trajtojme si situatë pasi të perfundoj ky proces pasi në fund është më i rëndësishem qytetari se sa individët”, tha Krasniqi.

A ndjeni pergjegjesi per humbjen e bastionit

“Une jam kryetar i PDK-së, une e udhëheqi edhe ne fitore edhe aty ku nuk i realizojmë parashikimet. Ju kuptoj që Drenasit i jepni rendesi te madhe, ju kuptoj. Ama në Drenas ka situatë tjetër. E rëndësishme është se kemi fitu si PDK. Unë kam mirëkuptim për kontekstin lokal, është degë e rëndësishme por ai nacional ësht përtej”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *