• Wed. Oct 15th, 2025

Gara për asamble, kush po prin në Mitrovicë?

Bykfvanews

Oct 15, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur të publikojë rezultatet për kandidatët për asamble komunale. Deri në këtë kohë, në komunën e Mitrovicës së Jugut janë numëruar 29,52% të votave.

Si bartës i listës, Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 3.716 vota.

Kandidati i dytë në listë për asamble nga radhët e PDK-së është Fisnik Suma me 266 vota.

Në anën tjetër, kandidati për asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me më së shumti vota është Armend Begu me 1874 vota. E dyta renditet Erseka Barani me 140 vota.

Kurse, kandidati për asamble nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)  me më së shumti vota është Safet Kamberi  1.128 Vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *