Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Dame Karen Pierce, Emisaren e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Osmani bëri të ditur se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë dhe hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë.
“Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe avancimit të agjendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe”, ka shkruar Osmani.
Sipas të parës së vendit, zgjedhjet dëshmuan profesionalizmin e institucioneve dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë./KFVA/