• Tue. Oct 14th, 2025

‘Hakmarrja’ e Fatmir Limajt ndaj Kurtit – Shkak Dimal Basha

Bykfvanews

Oct 14, 2025

Gati për tre muaj ose më shumë Fatmir Limaj e Albin Kurti assesi s`u morën vesh për pozitën të cilën kryetari i NISMA-s e kërkonte, atë të kryetarit të Kuvendit, shkruan KFVA.

Kur kanë mbetur më pak së 12 ditë nga rrjedha e afatit Kushtetues që Vetëvendosje duhet të formojë Qeverinë si partia e parë fituese – kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj i ka ardhur dita që të ‘hakmerret’ për pozitën e kryeparlamentarit.

Limaj është fortë i “hatruar” me Kurtin pasi Lëvizja Vetëvendosje vendosi që për kryetar të Kuvendit të Kosovës ta vendos Dimal Bashën.

Negocitat ndërmjet Fatmir Limaj dhe Albin Kurtit mund të rikthehen këto ditë në tentim e sipër që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje arrin ta bind Limajn për tre numrat që ka në Kuvendin e Kosovës për të krijuar Qeverinë Kurti 3.

Fatmir Limaj tashmë e ka thënë publikisht se është i “hidhëruar” me zgjedhjen që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Madje ka thënë se Dimal Basha nuk është kryetar i tij.

12 ditë para afatit kur duhet që partia e parë të propozojë kabinetin qeveritar prej 61 numrash, Fatmir Limaj është i gatshëm që të ulet në tavolinë me Kurtin, por kushti që ai mund t’ia vendos kryetarit të VV-së në bisedime është që “Basha nuk duhet të mbajë pozitën e kryetarit të Kuvendit”.

Fatmir Limaj disa herë e ka thënë publikisht se nuk është i interesuar të bashkëqeverisë me Albin Kurtin – por që është i interesuar për bashkëpunim vetëm në nivel të legjislacionit duke kërkuar kështu as më shumë e as më pak, pos pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Në rast se rikthehen negocitat Kurti-Limaj për krijimin e Qeverisë, ato zor se mund të prodhojnë një situatë të re për shkak të dy qendrimeve të betonuara nga dy palët- Kurtit, për shkak se tashmë ka një Kuvend të konstituuar dhe e ka kryetarin e Kuvendit, ndërsa Limaj që insiston në kërkesën e tij.

Megjithatë, edhe në rast se Limaj heq dorë nga kërkesa e tij e kahmotshme dhe ia “fal” tri votat e tij në Kuvend, Albin Kurtit, ky i fundit vetëm me NISMA-në dhe partitë të komuniteteve jo serbe nuk i mjaftojnë për ta krijuar qeverinë(mungojnë se paku dy-tri vota të këtij komuniteti) ose nëse Kurti ka ‘peshkuar’ ose bindur ndonjë deputetë individualisht nga partitë e tjera. Megjithatë edhe në rast se ky skenar ndodh, atëherë Kurti do ta ketë shumë të vështirë apo edhe të pamundur për të kaluar ligjet në Kuvend me 61 vota.

Lëvizja Vetëvendosje dhe zyrtarët e saj disa herë kanë thënë se ose Kurti kryeministër ose vendi mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Madje edhe vetë Kurti hiq më larg se dje ( e hënë) dekalaroi se në rast të mungesës së numrave prej 61, vendi mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *