• Tue. Oct 14th, 2025

Heroit të ndeshjes Fisnik Asllanit i rritet vlera pas fitores ndaj Suedisë

Bykfvanews

Oct 14, 2025

Fisnik Asllani ishte hero i mbrëmshëm i Kombëtares së Kosovës.

Sulmuesi i Hoffenheimit e shënoi golin e fitores historike të Dardanëve ndaj Suedisë në fitoren 1:0, për t’i afruar Verdhekaltrit me “play-off”-in e Botërorit 2026.

E forma që e shfaqi në këtë fillim sezoni në Gjermani, ku i shënoi 4 gola në Bundesligë, por mbi të gjitha goli i mbrëmshëm me ekipin e Franco Fodës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.

Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve – Transfermarkt ia ka rritur sot për plot 10 milionë vlerën kartonit të futbollistit 23-vjeçar.

Nga 19 qershori i këtij viti, vlera e përfaqësuesit kosovar ishte 8 milionë euro, ndërsa prej sot ajo është plot 18 milionë euro, duke e bërë atë njërin prej futbollistëve më të vlefshëm shqiptarë të momentit.

Natyrisht, nëse vazhdon me formë të tillë atij do t’i rritet vlera përsëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *