• Mon. Oct 13th, 2025

Ja sa komuna kishin fituar partitë politike në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Kosovë

Bykfvanews

Oct 13, 2025

Dje në Republikën e Kosovës u zhvillua procesi zgjedhor lokal, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende është në proces të numërimit të votave për kuvendet komunale.

Megjithatë, duke iu rikthyer zgjedhjeve lokale të vitit 2021, renditja e fitoreve të partive politike në komuna kishte qenë si më poshtë:

Nga gjithsej 38 komuna ku u mbajtën zgjedhjet, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte fituar nëntë komuna: Mitrovicë e Jugut, Ferizaj, Prizren, Drenas, Skenderaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Vushtrri dhe Dragash.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishte siguruar fitore në shtatë komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Junik, Fushë Kosovë, Viti dhe Lipjan.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishte fituar në katër komuna: Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kishte dalë fituese në pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.

Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate kishte siguruar fitoren në komunën e Malishevës.

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) kishte fituar komunën e Mamushës.

Ndërsa kandidati nga Lista Qytetare e Obiliqit, Xhafer Gashi, kishte fituar garën për kryetar të Obiliqit.

Në anën tjetër, Lista Serbe kishte fituar në 10 komuna: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Ranilluk, Partesh, Graçanicë, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Kllokot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *