• Mon. Oct 13th, 2025

Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë për familjet e cenueshme

Bykfvanews

Oct 13, 2025

Ministria e Financave ka njoftuar se është hapur aplikimi në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2025 – 2026. Kjo ministri thotë se nga sot, qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të energjisë përmes platformës eKosova.

Kanë bërë të ditur se familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi thonë se të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin 2025.

“Megjithatë, nëse keni ndryshuar ndonjë informacion, si numri i anëtarëve të familjes, vendbanimi apo njehsori elektrik, ato mund t’i përditësoni lehtësisht në të njëjtin formular, duke bërë ndryshimet dhe më pas duke klikuar “Apliko”, thuhet në sqarimet që i ka bërë kjo ministri sa i përket këtij aplikimi.

Ministria e Financave thotë se ky program synon të mbështesë familjet më të cenueshme gjatë stinës së dimrit për të lehtësuar përballjen me shpenzimet e energjisë elektrike.

MF-ja i ka bërë të ditura kriteret për qytetarët që duan të jenë përfitues të këtij programi.

“Kriteret kryesore të përfitimit: Shtetas të Republikës së Kosovës, të ardhura deri në 150 € për anëtar, pasuri të paluajtshme deri në 100,000 €”, thotë MF-ja.

Kanë bërë të ditur se subvencioni realizohet sipas formulës së përllogaritjes e cila është e bazuar në të ardhurat mesatare të familjes dhe lartësisë faturës së energjisë elektrike për muajin përkatës.

“Aplikimi mbetet i hapur për 6 muaj, por ftojmë të gjithë aplikuesit e rinj dhe ata të vitit të kaluar që kanë ndryshime në të dhënat e tyre që të aplikojnë në muajin tetor pasi pagesat në mënyrë retroaktive nuk do të realizohen”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë Ministria e Financave lidhur me hapjen e aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2025 – 2026./Periskopi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistriaeFinancave%2Fposts%2Fpfbid0eZQXgjD2RBGJPBckprNKxUk1eWyvHvnq9TdCwA12R6qP2JhQ1LZPeLdC7q1j6sWJl&show_text=true&width=500

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *