Kandidati i Nismës për Kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka dhënë dorëheqje nga kjo të gjitha pozitat dhe funksionet që mban në këtë parti, shkruan KFVA.
Ai ka thënë se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij është rezultati zgjedhor, i cili siç thotët s’ka arritur pritshmëritë e tij personale.
“Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit”, ka thënë Hasani mes tjerash.
“Unë, Xhemajl Hasani, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe funksionet që mbaj brenda Nismës Socialdemokrate. Arsyeja kryesore e dorëheqjes time është rezultati zgjedhor, i cili nuk arriti pritshmëritë tona dhe të mia personale. Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit. Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës”, ka shkruar mes tjerash Hasani në Facebook.
Kandidati i Nismës në Podujevë arriti të merrte vetëm 0.5%, apo 192 vota.
