• 1 Dhjetor 2025 19:51

Pejë: Në balotazh shkojnë LDK dhe VV

Tet 13, 2025

Një nga komunat që ka gjallur më tepër interesim për t’u përcjellur në këto zgjedhje lokale, padyshim është komuna e Pejës.

Atje tashmë janë numëruar 100% e votave, njofton KFVA.

Bazuar në rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LDK-së njëherë kryetari aktual i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, i ka marrë 19 mijë e 35 vota apo 46.11 për qind e votave.

Kurse, kandidati i VV-së Taulant Kelmendi, në rundin e parë i ka marrë 11 mijë e 508 vota apo 27.88 për qind e votave.

E vendin e tretë e ka zënë kandidati i AAK-së Ali Berisha, i mori 18.41 për qind të votave apo 7 mijë e 601 vota.