• 1 Dhjetor 2025 21:16

Dy të lënduar pas një aksidenti me vetura në Peran të Podujevës

Tet 13, 2025

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në fshatin Peran të Podujevës.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura, derisa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi ajo.