• Mon. Oct 13th, 2025

Shukri Buja pas humbjes: Nga zemra, dua të ju falënderoj secilin prej jush që besuat në mua

Bykfvanews

Oct 13, 2025

Shukri Buja i PDK ka reaguar pas humbjes në Lipjan, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen që i dhanë, shkruan KFVA.

Përmes një postimi në Facebook, Buja tha se PDK do të vazhdojë të punojë me dinjitet dhe respekt për çdo qytetarë tëa komunës.

“Ju jeni forca që e mban këtë subjekt gjallë dhe krenar.
Ju jeni njerëzit që nuk e shihni PDK-në vetëm si parti, por si një kauzë, si një ideal, dhe si një obligim moral ndaj vendit dhe qytetarëve tanë”, shkroi Buja mes tjerash.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së- Dega në Lipjan
Nga zemra, dua të ju falënderoj secilin prej jush që besuat në mua dhe në ekipin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Faleminderit juve që nuk u ndalët asnjë ditë!
Që ecët me mua derë më derë, që e ngritët flamurin e PDK-së me krenari në çdo cep të komunës, që nuk u lodhët, nuk u lëkundët dhe nuk u trembët.
Ju jeni forca që e mban këtë subjekt gjallë dhe krenar.
Ju jeni njerëzit që nuk e shihni PDK-në vetëm si parti, por si një kauzë, si një ideal, dhe si një obligim moral ndaj vendit dhe qytetarëve tanë.
Sot, më shumë se kurrë,
jam krenar për ju.
Jam krenar që ju kam në krah!
Të nderuar qytetarë të Lipjanit,
Rezultatet e zgjedhjeve janë shprehje e vullnetit tuaj dhe si të tilla, meritojnë respekt të plotë.
PDK – Dega në Lipjan do të vazhdojë të punojë me dinjitet, me respekt për çdo qytetar dhe me vullnet të sinqertë për bashkëpunim, gjithmonë në të mirë të komunës sonë.
Faleminderit për mbështetjen, për besimin dhe për frymën qytetare që e dëshmuat gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor.
PDK do të vazhdojë rrugën për një Lipjan më të bashkuar, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve.
Me respekt,
Shukri Buja
Kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *