Sikurse shumica e qyteteve në vendin tonë edhe në qytetin e Kaçanikut do të ketë balotazh.
Në bazë të rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kaçanik balotazhi do të jetë midis PDK-së dhe VV-së.
Në vendin e parë është rënditur kandidati i PDK-së, Sabedin Vishi me 39.86% apo 6379 vota ndërsa në vendin e dytë është rënditur Jeton Raka nga LVV-ja me 37.86% apo 6059 vota.
Pas Vishit e Rakës në pozitën e tretë është rënditur kandidati Heset Malsiu me 14.15%.
