• Mon. Oct 13th, 2025

Përveç Ferizajt e Skenderajt, PDK e fiton edhe një komunë pa balotazh

Bykfvanews

Oct 13, 2025

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pa balotazh garën për kryetar në Ferizaj me Agim Aliun, Skenderaj me Sami Lushtakun dhe Hanin e Elezit me Mehmet Ballazhin.

Në Ferizaj, Agim Aliu ka fituar pa balotazh mandatin e dytë.

Kurse Sami Lushtaku  në Skenderaj ka marrë  83.45 për qind, ndërsa janë numëruar 95 për qind të votave.

Ndërsa, në Han të Elezit, Mehmet Ballazhi e ka fituar edhe një mandat duke marrë 50.94 për qind të votave nga 100% të tyre të numëruara.

Pos Ferizajt e Skenderajt, PDK e fiton edhe një komunë pa balotazh - Insajderi - image 116

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *