• 2 Dhjetor 2025 18:40

Sami Lushtaku shpall ‘fitoren e madhe’, fton drenicakët te sheshi Adem Jashari

Tet 12, 2025

Sami Lushtaku i PDK-së ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve, duke shpallur fitoren në Komunën e Skenderajt.

Ai ka ftuar qytetarët të festojnë në sheshin “Adem Jashari”.

“Fitoren e madhe e festojmë bashkë! Të dashur qytetarë të Skenderajt. Sonte nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, e festojmë fitoren tonë të thellë dhe bindëse. Duke ju falënderuar për besimin e madh, ju ftoj në këtë festë të përbashkët! #VazhdojmëPërSkenderajn, #PDK191