Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar qytetarët për procesin e sotëm zgjedhor.
Ai tha se janë në pritje të rezultateve zyrtare.
“Qytetarë të dashur, përgëzime! Përgëzoj qytetarët e komunës së Drenasit për procesin zgjedhor”, ka shkruar Lladrovci. Falënderoj qytetarët të cilët iu përgjigjen detyrimit qytetar dhe morën pjesë në zgjedhje. Ftoj vëzhguesit dhe komisionerët të jenë në krye të detyrës deri në fund të procesit zgjedhor”. Procesi zgjedhor ka ecur me dinamikë pozitive, kishte ndonjë vërejtje dhe pres që organet përgjegjëse t’i trajtojnë sipas ligjit. Jemi në pritje të rezultateve zyrtare. Përgëzime dhe suksese. Faleminderit!”, thuhet në reagim.
Ndryshe sipas rezultateve të exit-pollit Drenasi do të jetë në balotazh.