Zgjedhjet në Drenas kanë sjellë një mesazh të qartë politik: qytetarët e kësaj komune i kanë dhënë një shuplakë të fortë kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, duke votuar masivisht për Ramiz Lladrovcin.
Sipas rezultateve të para të Exit Poll-it, Lladrovci ka dalë bindshëm në krye të garës, duke përmbysur çdo pritje dhe duke dëshmuar se mbështetja për të në Drenas mbetet e pathyeshme.
Në qytet mbretëron atmosferë fitoreje, ndërsa përkrahësit e Lladrovcit theksojnë se “Drenasi nuk harron kontributin dhe qëndrueshmërinë”.
Rezultatet zyrtare do të publikohen nga KQZ, por deri më tani, duket se Drenasi ka folur qartë – Ramiz Lladrovci është zgjedhja e qytetarëve.