Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet në të gjithë Kosovën për zgjedhjet lokale.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në ora 18:54 në të gjithë Kosovën kanë votuar 32.9 për qind e qytetarëve më të drejtë vote.
Deri në 18:54 kanë votuar 666 mijë e 330 qytetarë, ku më së shumti dalje ka pasur në qytetin e Mamushës.