• Sun. Oct 12th, 2025

KQZ: Sonte numërohen fletëvotimet për kryetarë, nga nesër për asamblistë

Bykfvanews

Oct 12, 2025

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se sonte do të nisë numërimi i votave për kandidatët për kryetar të komunave, ndërkaq nga nesër nisë numërimi për asamblistët.

“Në 19:30 do ta kemi të dhëna preliminare për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Besojmë që brenda një kohe të shkurtër pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të fillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve. Sipas ligjit, numërohen fletëvotimet për kryetar të komunave dhe pastaj ato për kuvende komunale. Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen nga nesër në qendrat komunale të numërimit”, ka thënë ai.

Elezi ka shtuar se kësaj radhe përditësimet e të dhënave kanë qenë më të shpeshta, krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara.

“Në përgjithësi krahasimin e bëjmë me zgjedhjet e llojit të njëjtë, pra me lokalet sepse kanë veçori të ndryshme. Në shkurtin e këtij viti në zgjedhjet parlamentare kemi pasur 1200 kandidatë për deputetë, ndërkaq në zgjedhjet lokale kemi 205 kandidatë dhe zgjidhjet për Kuvendin Komunal më shumë se 4 mijë”, ka thënë Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *