Qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët.
Në komunën e Drenasit sipas KQZ-së kanë të drejtë vote 57 mijë e 342 votues.
Deri më tani kanë votuar 19 mijë e 35 qytetarë, apo 33,20%.
Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundon në ora 19:00.
Ndërkohë garë e fortë në këtë komunë pritet të zhvillohet mes Ramiz Lladrovci dhe Petrit Hajdari.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të qetë.
Edhe Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor ka njoftuar se ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 12 tetor 2025, në Republikën e Kosovës