• Sun. Oct 12th, 2025

Cakolli: Një dinamikë më e lartë e qytetarëve në zgjedhje, krahasim me vitin 2021

Bykfvanews

Oct 12, 2025

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se pjesëmarrja e qytetarëve në votim do duhej të ishte afërsisht 50%.

Cakolli tha se këtë vit është një dinamikë më e shtuar e interesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale se sa në vitin 2021.

“Unë besoj që pjesëmarrja tani në terma real do duhej  të ishte afërsisht 50% dhe krahasuar me zgjedhjet lokale para katër viteve shohim një dinamikë më të shtuar të interesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe që për dallim nga zgjedhjet paraprake në këto zgjedhje shihet se trendët më të larta të pjesëmarrjes vlejnë sidomos për disa komuna, si pjesëmarrje është vërejtur se ka pasur një atmosferë pozitive në mesin e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor që le të nënkuptohet që katër orët e mbetura pjesëmarrja me shumë gjasë do ta tejkaloj pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2021”, ka deklaruar Cakolli.

Më tej, ai shtoi se pjesëmarrja e qytetarë për të votuar në komunat veriore është jashtëzakonisht e lartë.

Tutje, Cakolli bëri të ditur se votimi me asistencë në të gjitha komunat ka qenë me një numër të lartë të qytetarëve.

“Pjesëmarrja në komunat veriore është jashtëzakonisht e lartë në bazë të statistikave është gati dyfishi i mesatares në nivel komuna tjera në jug të lumit Ibër. Sa i përket parregullsive dhe mangësive të procesit zgjedhor do doja t’i ritheksoja dy më kryesoret e para ka të bëjë me votimin me asistencë që ndonëse është tentuar se si mundësi e modalitet të shtrëngohet që të mos ketë një numër të madh, ajo që po shohim në të gjitha komunat është një numër jashtëzakonisht i lartë i votuesve të cilët vijnë dhe kërkojnë votim me asistencë”, ka shtuar Cakolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *