• Sun. Oct 12th, 2025

“Nuk ka të bëjë me zgjedhjet” – Të shtënat me armë zjarri në Komoran, policia jep detaje

Bykfvanews

Oct 12, 2025

Të shtëna me armë ka ndodhur para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ahmeti tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *