• Sun. Oct 12th, 2025

U.D. Kryeprokurori i Shtetit vizitoi dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Bykfvanews

Oct 12, 2025

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi vizitoi dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.

Me këtë rast U.D. kryeprokurori Kelmendi pa nga afër punën e kësaj dhome, cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, si dhe falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe stafin e kësaj dhome operative për punën që janë duke e bërë, me qëllim të sigurimit të integritetit të procesit zgjedhor.

POSTIMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *