Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar në zgjedhjet lokale, raporton KFVA
Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, i cili fton po ashtu qytetarët të dalin të votojnë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona.
Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme.
Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdimalbasha1%2Fposts%2Fpfbid0wTTU6zvKvee3H8VGP9FBUiodrb4Qy7N4CyGTZtp71wgmhxob67jaoDWypd5ZQ49fl&show_text=true&width=500