• Sun. Oct 12th, 2025

Abdixhiku voton: Kosova duhet të jetë krenare me procesin zgjedhor

Bykfvanews

Oct 12, 2025

I pari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka votuar në zgjedhjet lokale, raporton KFVA.

Ai pas votimi, foli para mediave duke thënë se zgjedhjet janë festë e demokracisë, dhe se Kosova duhet të jetë krenare për procesin.

“Zgjedhjet do të mbesin festë e demokracisë, ditë ku vendimmarrja kthehet te qytetarët, për lagjet e tyre, komunat e tyre. Le të urojmë e punojmë se Kosova do të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve. Dua të falënderoj organet e rendit, Prokurorinë, Policinë, që kujdeset që çdo votë të jetë e drejtë, dhe juve mediave. Dua të uroj të gjithë votuesit që sot për herë të parë votojnë, ose marrin pjesë në votime. Le të jetë ditë feste për të gjithë, ditë e mbarë, ditë e demokracisë, Kosova duhet të jetë krenare me procesin zgjedhor”, tha Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *