Këtë mëngjes të drejtën për të votuar e shfrytëzoi edhe kandidati për për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, shkruan Gazeta KFVA.
Ai i ftoj edhe qytetarët që të votojnë sot sic e tha ai për ndryshimin e Prishtinës.
“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën në të cilën vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme. Falënderoj qytetarët që më kanë pritur mirë. Ka qenë fushatë e jashtëzakonshme, i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribu. Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzoj mundësinë e vet për ndryshim në mënyrën që të jetë qytet që dojmë me pa të zhvillum”, tha Ismaili.
Ndërkohë sot janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale në 38 komuna të vendit.