Kandidati për kryetar të Skenderajt nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku ka votuar.
Lushtaku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ai pas përfundimit të procesit të votimit është paraqitur para mediave.
“Besoj që ka filluar mirë procesi e do të përfundojë mirë. I ftojë gjithë qytetarët që të dalin e të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, e mos të bëjnë ndonjë gabim palidhje”, tha Lushtaku.