Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni ka votuar.
Hyseni ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, raporton KFVA.
“Më lejoni që përmes jush të urojë që ky proces zgjedhor për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht për qytetarët e Gjilanit të jetë proces i mirë e i mbarë e para së gjithash demokratik. Urojë që sa më shumë prej qytetarëve të dalin e të shprehin vullnetin e tyre dhe përmes votës të tregojnë për të ardhmen tonë dhe të ndërtojnë të ardhmen e Gjilanit”, tha Hyseni./