• Sat. Oct 11th, 2025

Kurti brenda 15 dite duhet t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e Qeverisë

Bykfvanews

Oct 11, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka 15 ditë kohë në dispozicion për të paraqitur para Kuvendit të Kosovës përbërjen e Qeverisë së re, shkruan KFVA.

Kjo pasi sot presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar Dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim. Presidentja i ka uruar suksese z.Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues”, është thënë në njoftimin e Presidences.

Pasi e ka dekretuar Kurtin si mandatar, presidentja Vjosa Osmani ka uruar që Kosova sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.

Ajo në Facebook ka shkruar se uron që në qeverinë e re të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë.

“Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *