• Sat. Oct 11th, 2025

12 orë pranë kufirit të Rusisë! Avionët amerikanë dhe britanikë me mision special

Bykfvanews

Oct 11, 2025

Britania njoftoi të shtunën se dy avionë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) zhvilluan një mision 12-orësh në fillim të kësaj jave, së bashku me forcat amerikane dhe NATO-n, për të patrulluar përgjatë kufirit me Rusinë.

Ky mision u zhvillua pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s nga dronë dhe avionë rusë kohët e fundit.

“Kjo ishte një mision i rëndësishëm i përbashkët me aleatët tanë të SHBA-së dhe NATO-s”, tha ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey.

“Jo vetëm që kjo ofron informata të vlefshme për ta forcuar ndërgjegjësimin operacional të Forcave tona të Armatosura, por gjithashtu u dërgon mesazh të fuqishëm se NATO-ja është e bashkuar (presidentin rus Vladimir) Putinit dhe kundërshtarëve tanë”, shtoi Healey.

Një avion vëzhgues elektronik, RC-135 Rivet Joint, dhe një avion patrullimi detar, P-8A Poseidon, fluturuan nga rajoni Arktik përgjatë Bjellorusisë dhe Ukrainës të enjten, të mbështetur nga një avion furnizues i Forcave Ajrore të SHBA-së, KC-135.

Britania tha se operacioni pasoi shkeljet e hapësirës ajrore të disa vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë.

Më herët këtë muaj, udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbështetën planet për të forcuar mbrojtjen e bllokut kundër dronëve rusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *