Shtatë persona janë arrestuar këtë të shtunë në Podujevë, pasi Policia e Kosovës ndërmori një aksion së bashku me Prokurorin e Shtetit.
Informatat e siguruara në rrugë operative, kanë mundësuar që hetuesit të identifikojnë një lokacion në fshatin Shtedime, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.
Policia ka bërë të ditur se arrestimi i krye në një shtëpi, të gjithë shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre pesë gra dhe dy burra.
Ndërsa, në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.
“Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.