• Sat. Oct 11th, 2025

Ky është 55-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Mitrovicë

Bykfvanews

Oct 11, 2025

Hysen Oshlani është 55-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Mitrovicë të Jugut.

Familjarë të të ndjerit kanë njoftuar se lidhur me varrimin e tij, të gjitha detajet do të bëhen të ditura me kohë.

Rastin e rëndë për Klankosova.tv e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh, rreth 55-vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë”, kishte thënë Zahiti.

Ndërsa bazuar në informacionet e organeve të rendit, një nga katër të lënduarit është arrestuar pas trajtimit mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *