Në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së çdo qytetari në forcimin e demokracisë së vendit.
Orav u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote – pa dallim etnie apo përkatësie politike – që të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
“Meqë zgjedhjet lokale po afrojnë këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo preferencat partiake, që të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është jetike që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen. Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i saj do t’i hapë Kosovës mundësi të reja.”, tha ambasadori Orav.
