• Sun. Oct 12th, 2025

“Një tragjedi e madhe për shtetin”, mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin

Bykfvanews

Oct 8, 2025

 

 

Në Pallatin e Kongreseve janë mbajtur homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra 2 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

Ceremonia u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, por edhe kolegë të gjyqtarit të ndjerë, prokurorë e gjyqtarë.

“Një tragjedi me madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, shkroi Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit, raporton KFVA.

Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *