• Fri. Nov 21st, 2025

SHBA eliminon edhe një anije të narko-karteleve

Oct 3, 2025

 

 

Shtetet e Bashkuara eliminuan katër narko-terroristë në një sulm kundër një anijeje që dyshohet se mbante drogë të paligjshme njoftoi të premten Sekretari i Luftës së SHBA’së Peter Hegseth, i katërt i tillë në javët e fundit.


Presidenti amerikan Donald Trump ka përcaktuar se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në “një konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar” me kartelet e drogës.

Në një postim në X,  Sekretari Hegseth shkruan se sulmi i fundit u krye në ujëra ndërkombëtare, pranë brigjeve të Venecuelës.

“Këto sulme do të vazhdojnë derisa të mbarojnë sulmet ndaj popullit amerikan!!!!”, tha Hegseth.