• Fri. Nov 21st, 2025

Vendos Gjykata Komerciale, fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk

Oct 3, 2025

 

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës përmes një njoftimi për media në faqen e tyre në ‘facebook’ kanë njoftuar se kanë filluar zbatimin e vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e peshkut që shkon në vlerën e 35 mijë e 170 kilogramëve.

“Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë”, thuhet në njoftim.

Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680.

Njoftimi i plotë:

Periskopi gjatë muajit maj kishte raportuar për peshkun Anisakis. Parazitët-krimbat në peshk, sipas dokumenteve që i kishte siguruar Periskopi, janë parë me sy në laborator dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e popullatës që i kanë konsumuar.

Dokumente zyrtare, të vulosura dhe të nënshkruara nga zyrtarët e AUV-së, dëshmojnë qartë se qindra mostra peshku të importuar në vendin tonë kanë rezultuar me parazitin Anisakis spp, dhe atë në formën e tij më të rrezikshme, larvat në stadin e tretë (L3).

Këto krimba, të gjatë deri në 3 centimetra, janë vërejtur me sy të lirë gjatë analizave laboratorike që janë kryer nga data 24 nëntor 2023 deri më 6 shkurt 2024.