Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i bashkohet fushatës për ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit.
Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK) përmes një postimi në rrjetin social Facebook
“Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, i bashkohet fushatës për ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit. Kontrolli i hershëm shpëton jetë!Shallet identifikues janë dhuratë nga Shoqata “Jeta Vita”, e cila po e mbështetë këtë fushatë vetëdijësuese!”, thuhet në njoftim./KFVA/
