• Fri. Nov 21st, 2025

Policia shpall në kërkim këta persona për vjedhje

Oct 2, 2025

 

 

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona për përfshirje në veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, luteni të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”.