• Fri. Nov 21st, 2025

Ramush Haradinaj kujton nipin në 18-vjetorin e vdekjes

Oct 2, 2025

 

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar nipin e tij, Shqipdonin, në 18-vjetorin e vdekjes.

Haradinaj  përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se 18 vjetët e fundit, familja e tij i ka jetuar me mall dhe kujtime për Shqipdonin, transmeton Klankosova.tv.

“Shqipdon, sot e 18 vjet duke jetuar me mall dhe kujtime për ty!”, ka shkruar i pari i AAK-së.

Biri i Heroit të Kombit Shkelzen Haradinaj, Shqipdoni, humbi jetën në një aksident komunikacioni.