Një rrahje ka ndodhur mëngjesin e sotëm te stacioni i autobusëve në Pejë.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se dyshohet edhe për të shtëna me armë zjarri.
Ai tha se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi./
