Një tjetër aksident me fatalitet është shënuar në Kosovë të mëkurën, ku si rrjedhojë e një përplasjeje mes veturës dhe traktorit, një person ka vdekur, shkruan Gazeta KFVA.
Rasti tragjik ndodhi në fshatin Bërnjak rreth orës 16:20 të mërkurën, sipas njoftimit zyrtar të Policisë.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin 24-orësh.
Po ashtu, u bë e ditur se trupi i pajetë është dërguar tashmë për obduksion, ndërsa i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është duke u mbajtur nga Policia.
