• Fri. Nov 21st, 2025

Trepça largon nga puna katër udhëheqësit e terminalit doganor, ja arsyeja

Oct 2, 2025

 

 

Ndërmarrja Trepça ka larguar përkohësisht nga puna katër udhëheqësit e terminalit doganor, ku thuhet se janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, shkruan Gazeta KFVA.


Në njoftim thuhet se një vendim të till e ka marr vetë Kryeshefi Ekzekutiv i “Trepça” Sh.A.

Trepça konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet,

“Më datë 01.10.2025, me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të “Trepça” Sh.A., nr. prot: 8133 dhe 8134, janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor: B.N, M.TH, V.S, M.ZH.
Ky vendim është marrë në bazë të raportit nr. prot: 6915 dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës , të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020 .“Trepça” Sh.A. konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme , transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet.”, thuhet në njoftim. /KFVA./