• Fri. Nov 21st, 2025

“Mbaroi me marrëveshjen e 20 qershorit”, thotë Covey për përfundimin e luftës në Kosovë

Sep 30, 2025

 

 

Dëshmitari Jock Covey u pyet se gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë, kur mendon se ka përfunduar lufta në Kosovë.

Ai u shpreh se mendon që konflikti me marrëveshjen që serbët të tërhiqen, që siç tha, sa i kujtohet është nënshkruar në qershor.

“Sipas nesh, konflikti përfundoi me marrëveshje që serbët të tërhiqen, më duket së është nënshkruar me datën 20 qershor”.

“Zbatimi i këtij dokumenti i dha formë zyrtare përfundimit të këtij konflikti”, u shpreh tutje  Covey.