• Fri. Nov 21st, 2025

Covey: Thaçi nuk ishte shefi i Çekut – Rrallë rrinin në një dhomë

Sep 30, 2025

 

 

James Peter Covey tregoi tha se Hashim Thaçi nuk ishte shefi i Agim Cekut, raporton KFVA.

Sic deklaron Covey, Çeku dhe Thaçi kishin raporte korrekte, dhe silleshin me rezerve me njëri tjetrin.

“Sipas asaj që kam parë, ata silleshin korrekt me njëri tjetrin, nuk më kujtohet qartë nëse kanë shkëmbyer fjalë me njëri tjetrin. Sigurisht nuk kam parë që njëri të jepte urdhër tjetrit. Dukeshin sikur po silleshin me rezerva me njëri tjetrin. Dhe rrallë i kemi parë në të njëjtën dhomë së bashku.”, ka thënë ai.

Ai u pyet nëse ka parë që Çeku është konsultuar me Thaçin, Covey u përgjigj shkurtimisht me “Jo”.