• Fri. Nov 21st, 2025

Von der Leyen: BE`ja e gatshme të kontribuojë në planin për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Sep 30, 2025
BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 27: EU Commission President Ursula von der Leyen talks with media at press conference at the end of EU Leaders Summit on October 27, 2023 in Brussels, Belgium. After days spent deliberating on the language in their statement in support of both Israel's right to defend as well as raising concern for Palestinian civilians in Gaza, the EU leaders are set to push for humanitarian aid corridors into besieged Gaza. On October 7, Hamas launched a deadly attack in southern Israel that sparked a retaliatory siege of Gaza. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

 

 

“BE-ja është e gatshme të kontribuojë” në planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Kështu tha pesidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke ndarë reagimin e saj ndaj planit 20-pikësh të shpallur nga presidenti amerikan mbrëmë në X, “inkurajojmë të gjitha palët që tani ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, thotë ajo

Ndërkaq, duke bërë thirrje për “ndihmë të menjëhershme humanitare” për ata në Gaza dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve, ajo gjithashtu përsërit kërkesën e BE-së për një zgjidhje me dy shtete si “e vetmja rrugë e qëndrueshme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.