Kryetar i degës Aleanca Kosova e Re në Mitrovicë, Gjergj Beka ka reaguar pasi Dejona Mihali sot thuri lavde për Faton Pecin, shkruan KFVA.
Sipas Bekës, Vetëvendosje po duan ta largojnë nga vetja Faton Pecin, pas skandaleve gjatë mandatit të tij si ministër.
“Faton Peci e ka tradhtuar LDK-në. E ka tradhtuar edhe Vjosa Osmanin. Është kah e tradhton edhe Vetëvendosjen. Këtë e di edhe Albin Kurti e Besnik Bislimi. Ia ka kthyer shpinën Mitrovicës që shumë vite dhe tani po pret ta shpëtojë veten në Mitrovicë”, shkroi mes tjerash Beka.
Postimi i plotë:
Paramendoni bre, Dejona Mihali, prej 500 kilometrave distancë po i definon nevojat e qytetarëve të Mitrovicës. Edhe po pret që këto nevoja të qytetarëve tanë t’i jetësojë dikush që sheh ëndrra me qeveris me korrespodencë në Mitrovicë.
Vetëvendosje po duan ta largojnë nga vetja Faton Pecin, se është krimbinalizuar dhe po qelbet prej korrupsionit në Prishtinë. Si strategji për ta larguar e kanë gjetur Mitrovicën. Prej bujqësisë, korrupsionin e tij po duan ta sjellin në qytetin tonë.
Faton Peci e ka tradhtuar LDK-në. E ka tradhtuar edhe Vjosa Osmanin. Është kah e tradhton edhe Vetëvendosjen. Këtë e di edhe Albin Kurti e Besnik Bislimi. Ia ka kthyer shpinën Mitrovicës që shumë vite dhe tani po pret ta shpëtojë veten në Mitrovicë.
