• Thu. Nov 20th, 2025

Policia e shpall në kërkim një person të zhdukur, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Sep 29, 2025

 

 

Policia e ka shpallur në kërkim një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për Beqir Malokun nga Saradrani i Istogut.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”