Ukraina ka sulmuar me dronë fabrikën më të rëndësishme ruse të komponentëve elektrikë Karachev në Oblastin Bryansk të Rusisë, përcjell Gazeta KFVA.
Nga raportimet po tregohet se fabrika ende është duke u djegur pas një sulmi me dron gjatë natës më 29 shtator.
Ndërkaq politikani rus Alexander Bogomaz kishte paralajmëruar paraprakisht për një sulm të mundshëm me raketa në rajonin Karachev të Oblastit Bryansk.
“Vëmendje! Në territorin e rajonit Karachev! Rrezik raketash… Sistemi i alarmit është aktivizuar,” tha Bogomaz.
Fabrika prodhon komponentë elektrikë dhe u shërben klientëve komercialë, si dhe ushtrisë ruse, raportoi media e pavarur Astra./KFVA/
