Granit Xhaka po lë gjurmë të forta te Sunderland këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Sipas tifozit Dean Hudson, i cili e ndjek klubin që nga mosha tetë vjeçare, Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur te Sunderland.
“Që kur kam qenë rreth 8 vjeç e ndjek Sunderlandin, mendoj se Granit Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur për klubin në jetën time. Tre asistet e tij kanë vlejtur shtatë pikë për Sunderland”, ka shkruar ai.
Ky postim ka arritur të marrë mbi 1.2 milion shikime në rrjetet sociale, duke reflektuar vlerësimin e madh të tifozëve për mesfushorin me origjinë shqiptare.
